Kylie tregon dekorimin e Krishtlindjeve me vlerë prej një mijë dollarësh
Magazina

Kylie tregon dekorimin e Krishtlindjeve me vlerë prej një mijë dollarësh

Kylie Jenner bëri një post të rrallë pasi ajo ka qenë e qetë në mediat sociale pas tragjedisë ku mbetën të vdekur 10 persona në koncertin e Travis Scott gjatë festivalit “Astroworld” në Houston në fillim të këtij muaji.

Themeluesja e “Kylie Cosmetics” ndau një video të shkurtër në InstaStory të një dekorimi të Krishtlindjeve me vlerë mbi 1000 dollarë.

Ajo postoi një klip të shkurtër për 284 milionë ndjekësit e saj të një piramide me frymë Krishtlindjesh prej druri me tre nivele, e cila ishte punuar me dorë nga kompania e drejtuar nga familja Muller.

Foto: FilmMagic

Pa dyshim që ky punim nuk është një pjesë e lehtë për t’u marrë në SHBA pasi do të kushtonte të paktën 1000 dollarë për të marrë një të tillë direkt nga Gjermania, shkruan DailyMail.

Piramidat e Krishtlindjeve – të cilat në Gjermani quhen Weihnachtspyramide – janë dekorime të Krishtlindjeve që i kanë rrënjët në folklorin dhe zakonet e rajonit të malit Ore të Gjermanisë, por që janë bërë të njohura ndërkombëtarisht.

Foto: Kylie Jenner/InstaStory

Ato përbëhen nga një kornizë e jashtme piramidale e dekoruar me mbajtës qirinjsh dhe një karusel qendror, i cili shpesh ka skena të lindjes së Krishtit dhe figura të tjera të Krishtlindjeve, duke përfshirë burri nga dëbora, skiatorë, dijetarë dhe shtëpi.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Jenner u kthye në rrjetet sociale për të uruar modelen Hailey Bieber për ditëlindjen.

Postimi në Instagram shënoi herën e parë që ylli televiziv poston që nga deklarata në emër të saj dhe Scott , pas tragjedisë së “Astroworld” më 5 nëntor.

Kylie dukej se do të kthehej pa zhurmë në mediat sociale të hënën, pasi gjithashtu një postim u shpërnda në faqen e saj të “Kylie Cosmetics” për herë të parë që nga 5 nëntori.

Nuk ka pasur asnjë postim të ri në faqet e kompanive të saj shtesë në Instagram: Kylie Baby, Kylie Skin dhe Kylie Swim që nga 5 nëntori.

Ndërkohë, kujtojmë që 24-vjeçarja është në pritje të fëmijës së dytë me reperin, Travis Scott.