Hailey Bieber promovon linjën e veshjeve të bashkëshortit të saj Justin
Magazina

Hailey Bieber promovon linjën e veshjeve të bashkëshortit të saj Justin

Hailey Bieber tregoi aftësitë e saj prej modele për sipërmarrjet e bashkëshortit të saj Justin Bieber në Instagram këtë javë.

25-vjeçarja, dukej mahnitëse në veshjet nga marka e Justin “Drew House” në një fotosesion të realizuar në shtëpi që ajo postoi për “Black Friday”.

Ajo paraqiti imazhe në një sërë ambientesh, duke përfshirë oborrin e shtëpisë, me veshje  dhe stile të ndryshme, shkruan DailyMail.

Foto: Hailey Bieber/Instagram

Fotosesioni i fundit në Instagram vjen vetëm katër ditë pasi ajo festoi ditëlindjen e saj të fundit me personat e saj më të afërt, përfshirë bashkëshortin, këngëtarin kanadez.

Festimet u zhvilluan në restorantin e famshëm në Los Angeles “Nobu Malibu”, i cili është kthyer në një nga më të frekuentuarit për të famshmit, veçanërisht Kardashians.

Foto: Hailey Bieber/Instagram

Në anën tjetër, Justin, albumi i fundit i të cilit quhet “Justice”, sapo ka pranuar në mënyrë kontroverse që të performoi në një koncert në Jeddah në  “Saudi Arabia Grand Prix 2021” muajin e ardhshëm.

Kjo ka tërhequr kritika të ashpra për shkak të historisë së të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite, veçanërisht atë të princit të saj famëkeq, Mohammad Bin Salman.

Foto: Hailey Bieber/Instagram

Ndërsa, Hailey ka qenë aktive në rrjetet sociale edhe në Ditën e Falënderimeve, të cilat i festoi me kushërirën e saj, Ireland Baldwin, vajzën e aktorit, Alec Baldwin

Foto: Hailey Bieber/Instagram