Bayerni fiton minimalisht ndaj Bielefeldit
Sharr Travel

Bayerni fiton minimalisht ndaj Bielefeldit

Bayern Munich është këndellur nga humbja e fundit në Bundesligë dhe ka arritur fitore në shtëpi ndaj Arminia Bielefeld me rezultat minimal 1:0.

Pjesa e parë u mbyll ashtu edhe siç nisi, pa u tundur rrjetat

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 71-të të ndeshjes kur Sane realizoi pas asistit nga Thomas Muller.

Kështu, Bayern Munich u rikthehet fitoreve kampionale.

Bavarezët tani kanë 31 pikë në vendin e parë, një më pak se Dortmundi, transmeton GE.

Në anën tjetër, Arminia Bielefeld gjendet në vendin e parafundit me nëntë pikë.