Inzaghi: Ky Inter ka një karakter të madh, patëm vetëm diçka negative
Sharr Travel

Inzaghi: Ky Inter ka një karakter të madh, patëm vetëm diçka negative

Interi mori tre pikët në ndeshjen e djeshme në udhëtim kundër Venezias. Calhanoglu zhbllokoi sfidën, kurse në shtesë Lautaro Martinez realizoi golin e dytë me penallti.

Trajneri Simone Inzaghi vlerëson paraqitjen e skuadrës së tij, por thekson se duhet t’i mbyllin ndeshjet më parë, transmeton IO.

“Po kalojmë një formë të mirë. Kemi luajtur ndeshjen e tretë në 6 ditë, por treguam karakter të madh dhe bëmë një lojë të mirë. E vetmja gjë negative është se duhet ta kishim shënuar golin e dytë më herët, pasi Venezia është një nga surprizat e sezonit dhe nuk është mirë ta lëmë ndeshjen hapur deri në fund. Ne jemi Interi dhe duhet ta kishim vrarë ndeshjen më herët, por në këto rrethana jemi të lumtur”.

“Pritej që Interi të vuante pas largimit të Lukaku dhe Hakimi? E marr si kompliment këtë. Interi është kampioni i Italisë. Disa thanë se do të ishte një vit tranzicioni, një vit i fokusuar te shpëtuar klubin, por unë kam ardhur këtu dhe gjeta një klub që më mbështet në gjithçka një skuadër me lojtarë e djem të jashtëzakonshëm”.

Kemi afruar lojtarë të përshtatshëm për projektin tonë. U kualifikuam në Champions League, që ishte objektivi i parë dhe shkojmë në Madrid për të luajtur me Realin dhe për të tentuar vendin e parë në grup”.

“Ekipi im mund të fitojë pa Lukaku e Hakimi? Nuk ka qenë nevoja t’u them lojtarëve se duhet ta dëshmojnë se fitojnë edhe pa ta. Po stërvit disa lojtarë të mëdhenj, që mbi të gjitha janë djem të mëdhenj.

Eriksen është një tjetër lojtar që ishte fantastik në pjesën e dytë të sezonit të shkuar dhe ne jemi pa të tani. Është një proces rritjeje, kemi sjellë lojtarë që na bëjnë punë për idenë tonë të futbollit dhe shohim përpara”, u shpreh Inzaghi.