14:37 / 28.11.2021
Reshje të mëdha të borës, ndeshja e Premierligës pezullohet
Reshje të mëdha të borës kanë kapluar disa nga qytetet e Anglisë këtë të dielë.
Në stadiumin e Burnleyt, Turf Moor, reshjet e mëdha të borës kanë bërë që ndeshja e paraparë të luhej mes Burnleyt dhe Tottenhamit, të shtyhet për një ditë tjetër, transmeton lajmi.net
Zyrtarët para ndeshjes u përpoqën që të largonin borën megjithatë ishte e pamundur për shkak të reshjeve të pandalura.























