Brian Adams rezultoi pozitiv dy herë për COVID-19 brenda një muaji
Sharr Travel

Brian Adams rezultoi pozitiv dy herë për COVID-19 brenda një muaji

Muzikanti Brian Adams ka zbuluar se është pozitiv me Covid-19, për herë të dytë brenda një muaji dhe epidemiologu amerikan Anthony Fauci deklaron se ka mundësi që virusi të ketë mbetur në trupin e tij.

Adams mbërriti në Milano për të prezantuar kalendarin Pirelli për vitin 2022, të cilin e fotografoi, ku u testua pas mbërritjes në aeroportin Malpensa të Milanos, raporton CNN.

Këngëtari kanadez i rock-ut zbuloi se ishte pozitiv për virusin korona në një postim në Instagram që përfshinte një foto të tij në dhomë pasi u testua, dhe më pas i ulur në një ambulancë, e cila e çoi në një test më të besueshëm PCR.

Në tetor, Adams duhej të hiqte dorë nga performanca e tij në ceremoninë me rastin e prezantimit në Hall of Fame në Shtëpinë e Rock and Roll-it, pasi u konstatua se ishte pozitiv me virusin korona.

Zëdhënësi i tij më pas tha se Adams ishte "plotësisht i vaksinuar dhe nuk kishte simptoma".

Epidemiologu kryesor amerikan Anthony Fauci tha për CNN se megjithëse nuk donte të spekulonte për rastin e Adams, "mund të ishte që ai ende e ka virusin në vete dhe se ai ishte pozitiv sepse trupi i tij nuk u lirua nga virusi."

"Ne kemi përcaktuar që kur njerëzit me imunitet të dobësuar infektohen, virusi mund të mbahet," tha Fauci.

Ai ka përmendur se nuk di asgjë për gjendjen shëndetësore të muzikantit të njohur dhe se me të vërtetë heziton të jep ndonjë koment për këtë.


MË SHUME NGA Magazina