Pandemia në Hije: 79% e grave shqiptare përjetuan dhunë nga bashkëshorti
Sharr Travel

Pandemia në Hije: 79% e grave shqiptare përjetuan dhunë nga bashkëshorti

Në Shqipëri gjatë pandemisë, incidenca e abuzimit fizik ose verbal nga bashkëshorti ose partneri është rritur me 79 përqind të grave ose vajzave.

Publikimi më i fundit i Kombeve të Bashkuara, “Matja e Pandemisë në Hije: Dhuna kundër grave gjatë COVID-19” nxori në pah se dhuna ndaj grave dhe vajzave është intensifikuar që nga shpërthimi i COVID-19.

“UN Women” bashkëpunoi me zyrat kombëtare të statistikave, subjektet qeveritare dhe partnerët ndërkombëtarë për të përpunuar Sondazhet e Vlerësimit të Shpejtë Gjinor (RGAs).

Këto sondazhe u përqendruan mbi ndikimet socio-ekonomike të COVID-19 në 58 shtete.

ëto RGA u fokusuan kryesisht në ndikimet gjinore mbi punësimin, të ardhurat, kujdesin e papaguar dhe atë të brendshëm, qasjen në mallra, shërbime dhe ndihmën sociale.

RGA-të u zbatuan në Shqipëri, Bangladesh, Kamerun, Kolumbi, Bregun e Fildishtë, Jordani, Kenia, Kirgistan, Marok, Nigeri, Paraguai, Tajlandë dhe Ukrainë.

Shifrat e Shqipërisë

29 për qind e grave ose vajzave shqiptare raportuan se ato ose një grua që njohin, kanë përjetuar një formë të dhunës gjatë periudhës prill-shtator të vitit 2021.

Sakaq, 53 për qind e grave apo vajzave shqiptare raportuan se kanë përjetuar ndonjëherë një formë të dhunës ose kanë njohur një rast të afërt.

Më tej, raporti zbulon se 16 për qind e grave apo vajzave shqiptare ndihen më pak të sigurta në shtëpi pas COVID-19.

Shqipëria kryeson renditjen e grave që kanë raportuar për shfaqjen ose kërcënimin e dhunës fizike në shtëpi me 34 për qind.

Nga këto, 29 për qind janë lënduar nga të rriturit e tjerë në familje dhe 38 për qind janë raportimet e lëndimeve të grave të tjera në familje.