Mathew McConaughey nuk garon për guvernator të Teksasit
Sharr Travel

Mathew McConaughey nuk garon për guvernator të Teksasit

Aktori i mirënjohur, Matthew McConaughey, thotë që nuk do të garojë për guvernator të Teksasit, ndonëse ka udhëhequr në sondazhet e fundit.

Më herët gjatë këtij viti ishte përfolur që ylli i filmit “Dallas Buyers Club”, lindur e rritur në Teksas, kishte kontaktuar njerëz me peshë të madhe politike në këtë shtet amerikan në synimin e tij për garim.

Zgjedhjet do të mbahen më 8 nëntor  të vitit 2022, dhe sondazhet e fundit e kanë vënë atë tetë pikë para kandidatit republikan dhe guvernatorit, Greg Abbott, dhe rivalit të tij demokrat, Beto O’Rourke.

“Si një fëmijë i thjeshtë i lindur në qytetin e Uvaldes së Teksasit, nuk më ka shkuar kurrë në mendje që një ditë të konsiderohem për lidership politik”, ka thënë McConaughey.

“Është po ashtu një rrugë që po e zgjedh që të mos e marr për momentin”.


MË SHUME NGA Magazina