Bota e modës pëson humbjen e rëndë
Sharr Travel

Bota e modës pëson humbjen e rëndë

Virgil Abloh, drejtori artistik i Louis Vuitton dhe themelues i Off-White ka ndërruar jetë nga kanceri në moshën 41-vjeçare. Abloh la pas bashkëshorten Shannon dhe dy fëmijë.

Dizajneri i famshëm u diagnostikua me angiosarkomë, një formë agresive e kancerit, në vitin 2019. Ai iu nënshtrua trajtimeve të shumta ndërkohë që drejtonte institucione të rëndësishme që prekin modën, artin dhe kulturën.

Në fillim ai u njoh si drejtori krijues i Kanye West, por hyri  në histori si njeriu i parë afrikano-amerikan që drejtoi Louis Vuitton. Përveçse i konsideruar si një nga personalitetet më me ndikim në industrinë e modës, Abloh ishte edhe DJ, ndërsa studimet i kishte përfunduar në inxhinieri civile dhe arkitekturë.


MË SHUME NGA Magazina