Shqipëri, 3 humbje jete nga Covid-19, në 24 orë
Sharr Travel

Shqipëri, 3 humbje jete nga Covid-19, në 24 orë

Tre pacientë nga moshat 66 deri ne 83 vjeç nuk kanë arritur të fitojnë betejën ndaj Covid-19 këtë 24 orëshin e fundi në Shqipëri.

Sipas perditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer  1664 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 195 qytetarë kryesisht në Bashkinë e Tiranës.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.  

Po gjatë 24 orëshit të fundit janë shëruar 183 qytetarë ndërsa 7431 pacientë janë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Sërish Ministria e Shëndetësisë bën apel që cdo qytetar mbi 16 vjec të vaksinohet në qendrën shëndetësore, ndërkohë që vaksinimi është i hapur dhe për fëmijët mbi 12 vjec me probleme të sistemit imunitar. /rtsh