Lindsay Lohan jep lajmin e madh të fejesës
Sharr Travel

Lindsay Lohan jep lajmin e madh të fejesës

Duket se është viti i lajmeve të mëdha. Pasi Paris Hilton kurorëzoi me martesë dashurinë e saj, një tjetër personazh po aq i njohur i atij brezi ka bërë një hap të rëndësishëm në jetën e saj.

Lindsay Lohan është fejuar me të dashurin e saj, Bader Shammas. Lajmin e ka dhënë vetë aktorja në një postim në Instagram.

Ylli i Hollivudit ndau lajmin me 9.7 milionë ndjekësit e saj dhe postoi 3 foto përkrah Bader.“Dashuria ime. Jeta ime. Familja ime. E ardhmja ime”, shkroi ajo. Postimi i Lohan u mbush me urime nga fansat, por edhe nga shumë personazhe të tjerë të famshëm.

Nga sa dihet deri tani, Lindsay dhe Bader janë bashkë prej 2 vitesh dhe duket se janë kokë e këmbë të dashuruar. Madje, edhe jeta profesionale e Lohan duket se i është rikthyer ditëve të arta, duke qenë se ajo ka filluar të aktrojë sërish.

 


MË SHUME NGA Magazina