Valbona magjike nën petkun e bardhë të dëborës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mëngjesin e sotëm ka sjellë pamje nga parku kombëtar i Valbonës, ku dëbora ka shtruar petkun e bardhë.
“Mirëmëngjes dhe me Valbonën magjike, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https://www.facebook.com/ediramaal/videos/432895648411428/&show_text=false&width=267&t=0" width="267" height="476" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share" allowFullScreen="true"></iframe>
E kthyer në një oaz çlodhës dhe përkëdhelës për të gjithë, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, parku kombëtar i Valbonës nuk njeh stinë, pasi vizitorë të shumtë e zgjedhin atë.
Reshjet e para të dëborës që filluar të hënën, e kanë shndërruar parkun në vend magjik, ndërsa rruga mirëmbahet vazhdimisht për të mundësimin qarkullimin pa ndërprerje të vizitorëve.
Parku Kombëtar i Valbonës është një kompleksitet bukurish interesante, ashtu siç janë vetë Alpet shqiptare.
Lugina e Valbonës është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996-ës. Ky park ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. Konsiderohet si mrekullia e Alpeve. Ndodhet 25-30 km në veriperëndim të qytetit të Bajram Currit, qendra e rrethit të Tropojës.
Kufizohet me Parkun Kombëtar të Thethit dhe zonën natyrore të mbrojtur ”Lumi i Gashit”. Territori i tij përshkohet nga rruga automobilistike Bajram Curri-Dragobi-Valbonë e Çerem, shkruan ATSh.
Ka maja të larta e të thepisura dhe për çdo stinë ndërron koloritin e ngjyrave dhe duke paraqitur një dinamikë të jashtëzakonshme imazhesh në kushtet e një lugine plot të papritura e me shumë labirinte.























