Rekordi personal që Memphis dëshiron të arrin me Barçën
BKT
Sport

Rekordi personal që Memphis dëshiron të arrin me Barçën

Memphis Depay është në lëvizje kur Barça ka nevojë për më shumë gola. Sulmuesi holandez ishte kyç në fitoren e Barçës kundër Villarrealit.

Pas barazimit të Chukwueze, Memphis përmbysi me një gol në minutat e fundit që i dha skuadrës së Barcelonës tre pikë thelbësore për të mbajtur distancën nga kreu i renditjes.

Ai ka shënuar katër ndeshje radhazi në ligë, Alavés, Celta Espanyol dhe Villarreal . Ai është tre gola nga Pichichi Benzema (11) dhe një nga Vinicius (9). Është seria më e mirë në garat e ligës që nga një seri prej gjashtë ndeshjesh në Ligue 1 me Olympique Lyon midis marsit dhe prillit 2018 kundër Marseille, Toulouse (2), Metz, Amiens, Dijon dhe Nantes, raporton albeu.

Kundër Betis, Memphis do të ketë mundësinë të zgjerojë rekordet e tij në vitin e tij të parë si lojtar i Barçës . Kujtojmë që sulmuesi nuk ka bërë debutimin e tij në Champions League.