12:45 / 30.11.2021
Zbulohet paga që do të përfitojë Rangnick tek Manchester United
Dje u bë zyrtarizimi i Ralf Rangnick si tekniku më i ri i Manchester United.
Gjermani do të jetë pjesë e Manchesterit për një kohë afatgjate. Rangnick tek Lokomotiva e Moskës përfitonte 3,8 milion euro në sezon.
Sipas “Daily Star”, Manchester United i ka ofruar rreth 8 milion euro në sezon, që është më shumë se dyfishi i asaj që përfitonte tek Lokomotiva.























