Afro dy milionë klikime për këngën “Diell” të Fifit
Sharr Travel

Afro dy milionë klikime për këngën “Diell” të Fifit

Artistja shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, javën e kaluar u tërhoq nga loja e Big Brother VIP.

Derisa qëndroi brenda, ajo u përfol mjaft shumë për jetë private e po ashtu edhe për karrierën profesionale.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo realizoi edhe një këngë të cilën tashmë e ka publikuar edhe në YouTube.

Bëhet fjalë për projektin “Diell”, i cili vetëm për tri ditë mblodhi afro dy milionë klikime.

Reagimet në këtë projekt kanë qenë të shumta, shumica nga të cilat ishin pozitive.

Fifi kërkoi largimin nga BBV pasi nuk po ndihej mirë dhe dëshironte t’i përkushtohej më shumë vetes jashtë spektaklit.

E gjithë kjo ndodhi pas një debati të ashpër me opinionisten Balina Bodinaku, gjersa hodhi shumë akuza kundrejt yllit nga Ferizaj.

Ajo tani po vazhdon të shijojë çdo moment pranë familjes e shoqërisë.


MË SHUME NGA Magazina