Familja refuzon pagesën për shpenzime të funeralit nga reperi i famshëm
Sharr Travel

Familja refuzon pagesën për shpenzime të funeralit nga reperi i famshëm

Familja e më të riut nga 10 personat që vdiqën në festivalin Astroworld në fillim të këtij muaji, nëntë vjeçari Ezra Blount, ka refuzuar një ofertë nga Travis Scott për pagesën e shpenzimeve të funeralit.

Avokati i familjes ka thënë se oferta është refuzuar ngase ata konsiderojnë që reperi ka një pjesë të përgjegjësisë për këtë tragjedi. 

“Nuk kam dyshim se zoti Scott ndjen keqardhje. Por, ao duhet të përballet me drejtësinë ngase konsiderojmë që ai mbart një pjesë të përgjegjësisë për këtë tragjedi” thuhet në përgjigjen e avokatit të familjes, Bob Hilliard. 

Ezri Blound ishte në mesin e 10 personave që vdiqën nga turma e madhe në Houston në natën e 5 nëntorit.


MË SHUME NGA Magazina