BKS mashtron qeverinë, i dërgon polisa me nënshkrime fallso
BKT
Lajme

BKS mashtron qeverinë, i dërgon polisa me nënshkrime fallso

Qindra polisa me nënshkrime të fallsifikuara të mërgimtarëve i janë dërguar Qeverisë për kompensim në bazë të marëveshjes që qeveria kishte arritur me Byron Kosovare të Sigurimeve. Sipas kësaj marrëveshje mërgimtarët nuk paguajnë polisën kufitare kur hyn në Kosovë, por e njejta i kompensohet BKS nga buxheti i vendit dhe paratë e taksapaguesve. Për mërgimtarët tanë kanë nënshkruar zyrtarē tē ndryshëm.

Marrëveshja mes qeverisë së Kosovës dhe Byros Kosovare të Sigurimit, e cila liron mërgimtarët nga pagesa e polisës kufitare, meqë të njejtën e paguan qeveria e vendit, është dhe vazhdon të keqpërdoret nga ana e Byrosë Kosovare të Sigurumit.

Qindra polisa kufitare, pa nënshkrime të mërgimtarëve, por të nënshkruara nga njē dorë e njejtë, janē dërguar tashmë nē qeveri apo potancialisht edhe janë kompensuar.

Lajmi konfirmohet nga ish drejtori për Polisa Kufitare në Byron Kosovare tē Sigurimeve, Faton Pacolli, i cili ka sjellë si dëshmi të këtyre keqpërdorimeve dhjetra polisa.

" Polisat janë keqpërdorur pasi nuk janë nënshkruar nga mërgimtarët për arsye tē ndryshme. Nën presionin e një urdhëri të dhënë gojarisht nga ana e drejtorit të Byros Kosovare të Sigurimit, polisat janë nënshkruar dhe i kanë procesuar tutje", tha Faton Pacolli, ish drejtor për polisa kufitare në BKS.

Ai thotë se ky fenomen i mashtrimit të qeverisë ka ndodhur jo vetëm njëherë, por përsëritet vazhdimisht.

" I kam paralajmëruar për një veprim të tillë dhe për të gjitha këto kam korrespodencat që kam komunikuar me emaill. Nuk e di saktë se cili sektor në byro i ka nënshkruar në vend të mërgimtarëve. Unë kam reaguar pasi erdhën fjalët e Drejtorit Mazreku qe nuk pranojë asnjë polisë të panënshkruar. Secili le të japë përgjegjësi për veten e tij dhe organet hetuese do ta përcaktojnë nëse polisat janë nënshkruar nga opèratorët, koordinatorët, drejtoria apo kushdo që e ka bërë", tha tutje për rtklive, Faton Pacolli, i cili si dëshmi ka sjellë polisat me nënshkrime të falsifikuara.

Për këtë skandal ështē pyetur si Banka Qendrore e Kosovës, që është mbikqyrës i Byros Kosovare të Sigurimit në bazë të ligjit, ashtu edhe vet BKS.

" Kjo pyetje duhet ti adresohet zyrtarëve të Byros Kosovare të Sigurimit", tha Kushtrim Ahmeti, në një përgjigje të kthyer disa kohē më parë.

Nga ana tjetër, zyrtarët e BKS në krye me drejtorin Sami Mazreku, nuk kanë kthyer asnjë përgjigje zyrtarisht dhe janë kujdesur të çojnë mesazhe kërcënuese përmes personave të ndryshëm nga momenti qē kanë marrë pyetjet për polisat kufitare.

Nënshkrimi i polisave kufitare dhe fallsifikimi i nënshkrimeve nga ana e zyrtarëve të BKS u krye gjithashtu nën presionin e përjashtimit të punëtorve nga puna. Vitin e kaluar Drejtori Sami Mazreku largoi nga puna 70 punëtorë duke arsyetuar në mungesë buxheti, por disa muaj më pas punësoi numër më të madb të punëtorëve.


MË SHUME NGA Lajme