Shevchenko para duelit me Milanin: Jam tifoz i tyre por jo nesër
Sharr Travel

Shevchenko para duelit me Milanin: Jam tifoz i tyre por jo nesër

Andry Shevchenko nesër do të ballafaqohet për herët të parë me Milanin si trajner i Genoas kur këto dy skuadra ballafaqohen në kuadër të xhiros së 15-të të Serie-A.

Ukrainasi ka kaluar një periudhë të lavdishme si lojtarë me Milanin dhe kjo sfidë do të jetë e veçantë për të.

Përkundër kësaj, Shechenko ka deklaruar para ndeshjes se do të punojë që Genoa t’ia bëjë sa më të vështirë punën Milanit në këtë sfidë.

"Unë sigurisht që do të jem i emocionuar, por tani po përpiqem të bllokoj emocionet e mia," tha Shevchenko në një konferencë për shtyp. “Unë jam profesionist dhe u kam premtuar tifozëve të Genoas se do të bëj më të mirën për ta”.

“Për momentin, do të bëj gjithçka që mundem për ta vënë Milanin në vështirësi”, shtoi ai.

"Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm nesër" shtoi ai. “Do të bëj tifo për Milanin, si gjithmonë, por jo në ndeshjen kundër Genoas”, theksoi në fund Shevchenko.