Dardanet pësuan humbje nga Shqipëria
Sport

Dardanet pësuan humbje nga Shqipëria

Kombëtarja e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave, ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë të këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2023.

Pas humbjes nga Polonia (2:1) të enjten e kaluar, Dardanet u mposhtën të martën edhe nga Shqipëria. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe që transmetua ekskluzivisht nga RTK, u mbyll me fitoren e vashave kuqezinje, me rezultat 3:1. Kristina Maksuti (19’), Megi Doçi (45’) dhe Qëndresa Krasniqi (84’) shënuan golat për Shqipërinë, ndërsa golin e vetëm për Kosovën e shënoi Kaltrina Biçkaj në minutat shtesë të pjesës së parë. Për Kosovën, kjo është humbja e katërt në këto kualifikime pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, ku ka regjistruar edhe një fitore e një barazim, derisa deri në fund do t'i zhvillojë edhe katër ndeshje. Pas kësaj disfate, Kosova bie në pozitën e parafundit në Grupin F me katër pikë, tri më pak se Shqipëria që ngrihet në pozitën e katërt. 


MË SHUME NGA Sport