Donnarumma nuk e harron Milanin: Vit i pabesueshëm
Sport

Donnarumma nuk e harron Milanin: Vit i pabesueshëm

Portieri Gianluigi Donnarumma është shpallur mbrëmjen e djeshme portieri më i mirë.

Ish-gardiani i Milanit kishte një vit fantastik kryesisht me skuadrën italiane e cila u rikthye në Champions League pas disa vitesh mungesë.

Paraqitjet e treguara me kuq e zinjtë bënë që PSG ta transferonte në Paris. 22-vjeçari arriti të triumfonte në Europian dhe pas fitimit të çmimit si portieri më i mirë ai është shprehur se viti 2021 ishte është një vit i paharrueshëm për gardianin italian.

“Ishte një vit i pabesueshëm për mua, duke nisur nga rikthimi në Champions me Milanin, deri tek Eurpiani i pabesueshëm me të cilin i lumturuam të gjithë italianët. Pastaj erdhi transferimi te PSG-ja. Jam krenar. Ishte një shenjë e fatit, sepse më kishin ndjekur gjithnjë. Falënderoj presidentin dhe Leonardon për besimin, shpresoj që t’ua shpërblej në fushë, duke dhënë gjithçka për këtë fanellë dhe duke shpresuar që të fitoj shumë. Faleminderit të gjithë familjes sime, që më ka qëndruar gjithnjë shumë pranë. Falënderoj edhe shokët dhe trajnerët”, është shprehur Donnarumma.


APR
Romay Lift