Pochettino mbron Messin: E meritonte “Topin e Artë”
Sport

Pochettino mbron Messin: E meritonte “Topin e Artë”

Pas kritikave të fundit mbi fitimin e “Topit të Artë”, nga Lionel Messi të shumtë kanë qenë ata që kanë dalë kundër kësaj zgjedhjeje.

Në media shumë njerëz kanë shpërthyer duke thënë edhe se kanë humbur besimin te ky trofe.

Megjithatë, në mbrojtje të argjentinasit, ka dalë trajneri i tij tek PSG, Mauricio Pochettino. Ai tha se çmimi i fituar nga Messi ka qenë mëse i merituar. Më pas ai shtoi se kjo do ta bëjë atë të kërkojë për të fituar më shumë trofe edhe me ekipin e PSG.

“Ai e meritonte absolutisht dhe nuk ka dyshim. Unë mund të kuptoj që ka kritika në vende të tjera, por mendoj se ai e meritonte atë çmim. Shpresoj që sot është dita e parë në rrugën drejt një Topi të tetë të Artë. Për klubin, ta kesh atë është diçka e jashtëzakonshme. Shpresojmë të fitojmë të gjithë së bashku, edhe kolektivisht”.


MË SHUME NGA Sport