Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Izet Sadiku, infektolog, do të flas për ditën botërore kundër AIDS dhe për rrezikun nga varianti i ri i virusit, Omikron.
Bedri Zyberaj, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, do të flas për aktivitetet e përbashkëta të dy Agjencive, Kosovë-Shqipëri dhe për marrëveshje bashkëpunimin me Arkivat e Shqipërisë.
Për edicionin e tretë të ekspozitës tradicionale të AAVK-së, në lidhje të drejtpërdrejt do të flas, Kamuran Goranci, Kryetar i Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























