“House of Gucci” nuk i pëlqeu aspak familjes së vërtetë
Sharr Travel

“House of Gucci” nuk i pëlqeu aspak familjes së vërtetë

Filmi “House of Gucci” nuk është pritur aspak mirë nga trashëgimtarët e shtëpisë italiane të modës. Sipas tyre, vepra kinematografike i ka portretizuar anëtarët e familjes si “huliganë”. Ata i kanë drejtuar një letër agjencisë italiane të lajmeve, “ANSA” ku kanë shprehur pakënaqësinë e tyre.

Në deklaratë, referuar Aldo Gucci (Al Pacino) i cili ishte drejtues i kompanisë në vitet 1953-1986, si edhe kushërinjve të tjerë, familja thotë se janë portretizuar si “injorantë, hajdutë dhe të pandjeshëm për botën rreth tyre”. “Kjo është shumë e dhimbshme nga pikëpamja njerëzore dhe një ofendim i trashëgimisë mbi të cilën firma është e ndërtuar sot”.

Gjithashtu familja është shprehur tepër e ofenduar nga paraqitja e Patrizia Reggiani, bashkëshortja e Maurizio Gucci,e cila duket si një viktimë e shovinizmit dhe një korporate tërësisht patriarkale. Megjithatë, Reggiani, në një intervistë të bërë më herët këtë vit, i dha miratimin e saj artistes Lady Gaga për rolin dhe e përshkroi si një gjeni. Më vonë, ajo tha se ishte “e acaruar” që Gaga nuk kontaktoi me të për t’u takuar, për “respekt”.

Producentët e filmit deklaruan se ishin ata që nuk dëshironin takimin e tyre pasi “nuk dëshironin të përfshiheshin apo mbështesnin krimin e tmerrshëm”. Akuzave se filmi është realizuar për përfitime, regjisori Ridley Scott iu përgjigj se një anëtar i familjes u vra dhe tjetri u arrestua për evazion fiskal, ndaj familja nuk është në pozitën e duhur për të folur për diçka të tillë.

Familja Gucci nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ligjor ndaj filmit dhe producentëve.