Përballen me pasojat e COVID-19, apeli për vaksinim nga Spitali Infektiv
Qytetarët që po përballen me pasojat e COVID-19 në spitalin Infektiv i bëjnë apel të gjithëve sidomos të rinjve që të vaksinohen.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, publikoi sot apelin e tyre, ndërsa thekson “ju lutem dëgjoni apelin për vaksinim nga qytetarët që po përballen me pasojat e COVID-19 në Spitalin Infektiv, në një kohë kur rreziku nga varianti i ri Omicron përbën shqetësim për të gjitha vendet dhe e vetmja mundësi për t’u mbrojtur dhe për të frenuar përhapjen e pandemisë është vaksinimi”.
“Në familjen time të gjithë janë të vaksinuar përveç meje se ajo ishte një zgjidhja e ime. dhe kjo zgjedhje e gabuar më çoi këtu ku jam. Dua të them që të gjithë të rinjtë pa përjashtim duhet të vaksinohen”, tha një i ri.
Një tjetër qytetare shprehet se ju them të gjithëve të vaksionhen se do të përfundojnë si puna ime në spital.
Ndërsa një tjetër qytetar i bën thirrje të gjithë moshave 30-45 vjeç, por edh me te vegjël të vaksinohen një orë e më parë.
“Po të ishim vaksinuar do të ishim në shtëpi me fëmijët”, thotë ai.
Në të gjithë vendin vijon vaksinimi kundër COVID-19 në qendrat shëndetësore çdo ditë të javës, për çdo qytetar mbi 16 vjeç si dhe për fëmijët 12-15 vjeç, sipas rekomandimit të mjekut./atsh























