Aktori i “Squid Game” do të luajë rolin e Berlinit te “La Casa de Papel”
Sharr Travel

Aktori i “Squid Game” do të luajë rolin e Berlinit te “La Casa de Papel”

Pasi luajti në një nga serialet më të mëdha televizive të Netflixit ndonjëherë – sensacioni global “Squid Game”, aktori Park Hae-soo po kthehet me një projekt të ri kinematografik.

Aktori 40-vjeçar korean, i cili luajti rolin e Cho Sang-woo në “Squid Game”, ka nënshkruar një kontratë të re për versionin aziatik të serialit “La Casa de Papel”, thuhet sipas Deadline.

Adaptimi i serialit origjinal spanjoll u njoftua në nëntor të vitit 2020, megjithëse është e paqartë se kur mund të publikohet, shkruan DailyMail.

Seriali origjinal i “La Casa de Papel (Money Heist)” solli historinë e një grupi të pazakontë hajdutësh që kryen grabitjen më të madhe në historinë spanjolle, duke vjedhur 2.4 milionë euro nga Fabrika e prodhimit të parave “Mint” në Spanjë.

Seriali ka gjithsej pesë sezone në Netflix, me katër episodet e fundit që do të publikohen më 3 dhjetor.

Netflix njoftoi kastin e “Money Heist Korea” në fund të marsit, megjithëse kaluan muaj përpara se seriali i tyre “Squid Game” të bëhej një sukses monumental.

Seriali do t’i realizojë xhirimet në gadishullit korean dhe krijuesit e shfaqjeve do të ‘frynë jetën e re në historinë e njohur dhe do ta sjellin materialin përsëri te audienca globale me 12 episode’.

Park do të portretizojë një nga ‘anëtarët e bandës’ që kryen këtë grabitje të re, personazhi i të cilit quhet Berlin.

Të tjerë në bandë përfshijnë aktorin Yoo Ji-tae në rolin e profesorit, Jeon Jong-seo në rolin e Tokios, Lee Won-jong në rolin e Moscow, Kim Ji-hun në rolin e Denverit, Jang Yoon-ju në rolin e Nairobit, Lee Hyun-woo në rolin e Rios, Kim Ji -hun në rolin e Helsinkit dhe Lee Kyu-ho në rolin e Oslos

Ekipi i Task Forcës do të luhet nga Kim Yunjin (Seon Woojin) dhe Kim Sung-o (Cha Moohyuk), ndërsa rolet e pengjeve i janë besuar aktorëce Park Myung-hoon (Cho Youngmin) dhe Lee Joobeen (Youn Misun).

Regjisori origjinal i “La Casa de Papel”, Alex Pina është duke krijuar “Money Heist Korea” si producent ekzekutiv, me regjinë e Kim Hong-sun dhe Ryu Yong-jae, Kim Hwan-chae, Choe Sung-jun që shërbejnë si skenaristë.

Netflix njoftoi gjithashtu të martën se ata po ecin përpara me një tjetër adaptim të ri të “Money Heist”, që do të realizohet në Berlin dhe mendohet se do të jetë i gatshëm në vitin 2023.

Netflix zbuloi më herët në nëntor se “Squid Game” ishte seriali i tij televiziv më i ndjekur i të gjitha kohërave.

Seriali koreano-jugor gjeneroi 1.65 miliardë orë shikime në 28 ditë pas debutimit të tij më 17 shtator.