Ferguson tregon kapitenin më të mirë që ka pasur tek United
Sharr Travel

Ferguson tregon kapitenin më të mirë që ka pasur tek United

Sir Alex Ferguson kaloi 27 vite të shkëlqyera si trajner i Manchester United. Skocezi fitoi 38 trofe gjatë mbretërimit të gjatë në “Old Trafford”, duke kthyer “Djajtë e Kuq” në një nga klubet më fituese në planet.

79-vjeçari ka kaluar në duar yje të shumtë dhe disa kapitenë të ndryshëm, por njëri ishte i veçantë. Ferguson ka zgjedhur kapitenin më të mirë që ka pasur, dhe ai është Bryan Robson. Mesfushori anglez luajti 13 sezone me United (1981-1994), transmeton SS.

“Ai ishte lehtësisht kapiteni më i mirë që kam pasur. Mendoj se në kohën kur ishte te United, ai ishte lojtari më i mirë. Shokët e skuadrës e adhuronin. Bryan ka qenë kapiteni më jetëgjatë i kohës time.

Detyra e një kapiteni nuk është e thjeshtë, pasi ka raste kur duhet t’u tregojë të vërtetën lojtarëve të tjerë. Ai ishte i vetmi kapiten që u thoshte troç gjërat shokëve edhe në fushën e blertë.

Nuk kishte nevojë për lejen time për të bërë një gjë të tillë, ai kishte këll*e për të qenë i drejtpërdrejtë, teksa të gjithë e mirëkuptonin”, theksoi ish-trajneri legjendar i United.