PSG nuk arrin më shumë se një barazim kundër Nice
Sharr Travel

PSG nuk arrin më shumë se një barazim kundër Nice

Gjiganti francez është ndalur në “Parc des Princes”.

Paris Saint German është ndalur në barazim 0-0 nga Nice, transmeton lajmi.net.

Ndeshja nisi me dominim të vendasve, që sulmonin pa ndalur në kërkim të golit.

Edhe mysafirët patën rastet e tyre, megjithatë pjesa e parë u mbyll 0-0.

Në 45 mintuat e dyta, ‘Parisienët’ shtuan presionin drejt portës së Nices.

Vemdasit patën disa mundësi të mira shënimi, por asesi nuk gjetën rrugën drejt golit.

PSG tani ka 41 pikë në vendin e parë, kurse Nice është e katërta me 27 pikë.