Çollaku për Ramën: Është liruar nga detyra formalisht përmes dorëheqjes
Sharr Travel

Çollaku për Ramën: Është liruar nga detyra formalisht përmes dorëheqjes

Profesori i Kriminalistikës, Fatmir Çollaku tha se dorëheqja e ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama nuk ishte shkarkim, por lirim nga detyra.

Tutje, ai në një prononcim për Ekonomia Online tha se ka pasur mosmarrëveshje nga ministria me FSK-në, në këtë rast me komandantin.

“Nuk është shkarkim, por lirim nga detyra, përmes dorëheqjes formalisht, kurse realisht të gjithë e dimë se ka pasur mosmarrëveshje, mos përputhshmëri në kuptimin e koordinimit, ministria me FSK-në, në këtë rast me komandantin”.

“…megjithatë mbetet vendim zyrtar se ka dhënë dorëheqje dhe është angazhuar në detyrën e re”.

Rama dha dorëheqjen nga pozita e komandantit pa ndonjë arsyeje, duke u zëvendësuar nga gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, i cili e morri detyrë krejt në mënyrë private, e pa prezencën e medieve.


MË SHUME NGA Aktuale