Haradinaj: E quaj fat që isha bashkëpuntor i Ibrahim Rugovës
Sharr Travel

Haradinaj: E quaj fat që isha bashkëpuntor i Ibrahim Rugovës

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur veten me fat që ka qenë bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës.

Në kujtim të ditëlindjes së tij, Haradinaj ka thënë se figura e presidentit Rugova do mbetet gjithmonë e respektuar.

“Në ditëlindjen e tij, me të drejtë e quaj fat për mua të isha bashkëpunëtor i Presidentit Rugova, saktësisht në vitet e para të lirisë, atëherë kur kishte shumë probleme e tema pakufi.
Duke kujtuar idetë, qëndrimet, vendosmërinë por edhe mbështetjen e tij në kohën kur ballafaqohesha me drejtësinë ndërkombëtare, figura e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, mbetet përjetësisht e respektuar” shkruan Haradinaj në Facebook./Indeksonline/


MË SHUME NGA Aktuale