Haxhiu shkarkon drejtorin e Qendrës Korrektuese për të mitur në Lipjan
Sharr Travel

Haxhiu shkarkon drejtorin e Qendrës Korrektuese për të mitur në Lipjan

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkarkuar sot nga detyra Drejtorin e Qendrës korrektuese për të mitur në Lipjan, Isuf Iberdemaj.

Kështu ka raportuar Blic, ku edhe ka siguruar dokumentin e plotë dhe arsyet e shkarkimit të zotit Iberdemaj.

Në arsyet e shkarkimit nga detyra thuhet se në raportin e inspektimit nga Inspektorati i MD-së janë konstatuar shkelje që ai ka bërë gjatë kohës sa ishte Drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë. 

Ai dyshihet se ka lejuar daljen dhe përcjelljen e të burgosurit B.M nga Qendra e Paraburgimit në kundërshtim me dispoziatat ligjore.

Më poshtë keni dokumentin e plotë.