Brezovica mbushet me borë, turistët e parë befasohen me bukuritë e saj
BKT
Lajme

Brezovica mbushet me borë, turistët e parë befasohen me bukuritë e saj

Një pamje e tillë nga kjo lartësi tregon që kemi hyrë në sezonin e dimrit. 

Venhar Isufi / RTK

Në këtë ditë me diell, pamjet si kjo nuk lënë vend për imagjinatë. 
Jo vetëm nga Kosova, këta turistë  kanë ardhur nga Gjermania dhe Maqedonia, e që janë të parët që po e vizitojnë Brezovicën. 

Qytetari nga Maqedonia i cili për herë ta parë po i sheh nga afër bukuritë e maleve të Sharrit, tha se duhet të ketë nivel të duhur të pastërtisë.

Një qendre  të tillë  e skijimit, nuk i mungojnë as skiatorët. Maqedonasit të cilit kishin ardhur për ta shijuar borën e parë, shtuan se Brezovica është vendi i tyre i preferuar. 

Bizneset në këtë pjesë u shprehën se këtë vit do të ketë vizitorë nga shumë vende të ndryshme.
Edhe nga hotelierët potencuan se interesim për vizita ka nga Shqipëria. 
Sipas tyre, edhe rregullimi i rrugës nga qeveria e Kosovës, ka bërë që këtë vit të ketë frekuentim të madh të vizitorëve, meqë rruga e parikonstrukturuar kishte penalizuar turizmin vitin e kaluar. 
Edhe Prevalla ishte përgatitur për ta filluar sezonin dimëror, vend i pëlqyer nga qytetarët, por që sot nuk kishte vizitorë ani pse bizneset mbrapa kamerave thanë se në fundjavë është numër më i madh i të interesuarve për vizitë.


MË SHUME NGA Lajme