21:05 / 02.12.2021
Benitez konfirmohet në stolin e Everton
Rafa Benitez konfirmohet si trajner i Evertonit, madje drejtuesit më të lartë të klubit kanë besim të plotë se shumë shpejt rezultatet e ekipit në kampionat do të përmirësohen.
Siç transmeton SS, trajneri spanjoll ishte nën presion të jashtëzakonshëm për shkak të ecurisë tepër të dobët dhe rezultateve negative, që e kanë zbritur klubin e mirënjohur nga Merseyside në gjysmën e dytë të klasifikimit të Premier League-s, megjithatë këtë herë 61-vjecari madrilen mori mbështetje të plotë nga vetë numri 1 i klubit, Farhad Moshiri, që shfaqi besimin e tij se situata në renditje do të ndryshojë shumë shpejt për mirë.























