06:52 / 03.12.2021
Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformimi Medial
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) organizon konferencën për shtyp që do të mbahet sot, me 3 dhjetor, 2021, në ora 11.00 në Hotel Sirius në Prishtinë, në të cilën do të prezentohen të gjeturat e punimit “Observeri i Kosovës: Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformimi Medial, 15 gusht – 1 tetor, 2021”.
Observeri i Kosovës: Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformimi Medial – është një raport tremujor që synon t’i analizojë deklaratat publike dhe publikimet të establishmentit të politikës së jashtme të Rusisë, dhe veçoritë e lajmeve që përmbajnë dezinformata dhe keqinformim që kanë për shënjestër Kosovën, të publikuara nga mediat ruse në gjuhën angleze dhe serbe.























