08:48 / 03.12.2021
Dy gjigantët italian në garë për yllin e Man Utd
Futbollisti i Manchester United ka tërhequr vëmendjen e klubeve nga Serie A. Alex Telles po shikohet me interesim të madh nga gjigantët italian.
Sipas ‘The Sun’, Interi dhe Milani janë duke monitoruar me kujdes situtatën e Telles, dhe janë gati të shpenzojnë para për të siguruar shërbimet e tij në merkaton e janarit.
Dy skuadrat nga Milano, po kërkojnë opsione për krahun e mbrojtjes dhe Telles shihet si opsion i duhur për ta.
Megjithatë, “Djajtë e Kuq” nuk janë të interesuar ta shesin portugezin në janar, por vetëm në fund të edicionit.
28-vjeçari, këtë edicion ka luajtur gjashtë ndeshje me United në të gjitha garat, duke realizuar një gol.























