Dua Lipa shënon suksesin e radhës, ndan lajmin e madh me fansat e saj
BKT
Magazina

Dua Lipa shënon suksesin e radhës, ndan lajmin e madh me fansat e saj

Dua Lipa është padyshim vajza e sukseseve. Ylli i pop-it po korr gjithmonë e më shumë sukses në fushën e muzikës. Edhe këtë vit po e përmbyll me lajme të mira. Së fundmi, është bërë me dije se kënga e saj “Levitating” ka triumfuar si hiti nr.1 më e dëgjuar në Billboard.

Lajmin e ka ndarë vetë Dua me ndjekësit e saj në Instagram duke publikuar statistikat nga Billboard. Dhe sa i përket shërbimit të transmetimit Spotify, kjo këngë renditej e pesta në listën e më të dëgjuarave.

Ndërsa sa i përket albumeve, në listën e më të dëgjuarve në Spotify, “Future Nostalgia” e artistes shqiptare renditej në vend të dytë pas “Sour” nga Olivia Rodrigo. 


MË SHUME NGA Magazina