Konkurron te Festivali i Këngës, artisti shqiptar përballet me të papritur
Sharr Travel

Konkurron te Festivali i Këngës, artisti shqiptar përballet me të papritur

Pas fitores te Kënga Magjike, Alban Ramosaj do të marrë pjesë dhe te Festivali i Këngës. Artisti nga Kosova dëshiron të realizojë ëndrrën për të marrë pjesë në Eurovision. Kënga që mban titullin Theje është publikuar pa lejen e tij, dhe lidhur me këtë, ka ardhur dhe reagimi i Albanit.

“Nuk e di si ia dolët, por kënga ime Theje u hakua dhe është publike para kohe. Së pari dua t’ju falenderoj për reagimet, urimet dhe fjalët e mira që po më falni por nuk është kjo mënyra e duhur…është e paligjshme (pirateria) dhe nuk më ndihmon mua si artist në asnjë formë.

Do ta vlerësoja mijëra herë më shumë nëse do e shpërndanit këngën nga kanali im, do iu bëja repost edhe këtu dhe në twitter, gjithandej. Sidoqoftë, ju dua shumë por ju lutem të tregoheni më përgjegjës.”, shkruan ai. Kujtojmë që pak javë më parë, Mentor Haziri akuzoi organizatorët e Festivalit si të korruptuar pasi nuk u pranua këtë vit.