Haxhiu dorëzon amendamentet për implementim të Ligjit të Pagave
BKT
Lajme

Haxhiu dorëzon amendamentet për implementim të Ligjit të Pagave

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, sot ka dorëzuar 9 amendamente për Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2022, shkruan IndeksOnline.

Ai në rrjetin social “Facebook” ka shpejguar specifikisht se për cilat amanadamente bëhet fjalë.

Postimi:

Të nderuar qytetarë,

Në zyrën për parshtresa në Kuvendin e Kosovës kam protokoluar 9 amendamente për Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2022:

Amandamenti 1: është për sigurim të buxhetit 71 milionë euro për implementimin e Ligjit të Pagave nga data 01.06.2022.

Amendamenti 2: është për projektin e Ndërtimit të Spitalit të Prishtinës, premtim eletoral i të gjitha subjekteve politike por që nuk është pjesë e Buxhetit 2022.

Amendamenti 3: është projekti për Stadiumin Nacional të Futbollit që ka qenë pjesë e projektbuxhetit 2020 dhe 2021 por që është larguar nga Qeveria Kurti.

Amendamenti 4: është projekti i Ndërtimit të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë. Qeveria ka prolonguar përfundimin e këtij projekti deri në vitin 2024, ndërsa unë kam propozuar që ky projekt të përfundojë në vitin 2022.

Amendamenti 5: projekti i Renovimit të Stadiumit “Adem Jashari” Mitrovicë. Qeveria ka prolonguar përfundimin e këtij projekti deri në vitin 2024, ndërsa unë kam propozuar që ky projekt të përfundojë në vitin 2022.

Amendamenti 6: është Ngritja e shtatores për Dëshmorin e Kombit, Agim Rrahim Ramadani, në Mitrovicë.

Amendamenti 7: është për projektin Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë.

Amendamenti 8: është për projektin Zgjerimi i rrugës Komoran-Drenas-Skenderaj.

Amendamenti 9: është për projektin Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës Magjistrale M9 Prishtinë-Pejë.

Qeveria për këto projekte të propozuar amandamentet 7,8 dhe 9 e ka  shkurtuar buxhetin për vitin 2022 dhe i ka prolonguar deri në vitin 2024, andaj kam propozuar që të rikthehet buxheti për investime në projekte dhe ato të përfundojnë në vitin 2022.

Me respekt,

Bekim Haxhiu


MË SHUME NGA Lajme