Zgjidhen anëtarët e KED për vitin 2022
Sharr Travel

Zgjidhen anëtarët e KED për vitin 2022

Presidenca ka zgjedhur me short anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2022.

Përmes një procesi live janë zgjedhur 9 anëtarët e përhershëm dhe 6 anëtarët zëvendësues të KED.

Anëtarët e zgjedhur janë përfaqësues nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykatat e Apelit, Prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit dhe Gjykatat Administrative.

Anëtarët e zgjedhur:

Marsida Xhaferllari nga Gjykata Kushtetuese

Elsa Toska anëtarja e dytë nga Gjykata Kushtetuese

Altin Binaj anëtar zëvendësues nga Gjykata Kushtetuese

Anila Leka anëtare nga Prokuroria e Përgjithshme

Thoma Jano anëtar zëvendësues nga Prokuroria e Përgjithshme

Sokol Binaj anëtar nga Gjykata e Lartë

Sandër Simoni anëtar zëvendësues nga Gjykata e Lartë

Edlira Petri anëtare nga Gjykatat e Apelit

Enton Dhimitri anëtari i dytë nga Gjykatat e Apelit

Ritvan Hado anëtar zëvendësues nga Gjykatat e Apelit

Arta Marku anëtare nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit

Etjen Kapo anëtar nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit

Genti Xholi anëtar zëvendësues nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Apelit

Klodiana Mema (Veizi) anëtare nga Gjykatat Administrative

Erarbër Madhi anëtar zëvendësues nga Gjykatat Administrative./tvklan.al