Netflix me film për dy miqtë viralë të Ditës së Falënderimeve
Sharr Travel

Netflix me film për dy miqtë viralë të Ditës së Falënderimeve

Gjithça lindi gjashtë vjet më parë kur gjyshja Wanda Dench ia kishte dërmuar më mesazh telefonik Jamal Hinton-it duke menduar se ia ka dërguar niupit të tij.

Në mesazh ajo e kishte ftuar nipin për Ditën e Falënderimeve, por më pas e kishte kuptuar se e kishte dërguar mesazhin në adresë të gabuar.

Por Hilton e kishte pyetur nëse do të mund të shkonte për festë, dhe gjyshja Dench e kishte pranuar me përzemrësi.

Që nga ai vit, dyshja bëhen gjithmonë bashkë me familjet e tyre për ta festuar Ditën e Falënderimeve, dhe tash tregimi i këtyre banorëve të shtetit amerikan, Arizona, do të bëhet film nga Netflix.

“Jemi të ngazëllyer që po e ndajmë tregimin tonë me botën”, kanë thënë që të dy përmes një deklarate të përbashkët transmetuar nga Netflix-i.