Vdes ylli i “Laverne & Shirley”, Eddie Mekka
Sharr Travel

Vdes ylli i “Laverne & Shirley”, Eddie Mekka

Aktori amerikan Eddie Mekka, i njohur më së shumti për interpretimin në serialin televiziv Laverne & Shirley në vitet 1970-80, ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare.

Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni të shtunën e kaluar, ka thënë vëllai i të ndjerit, Warren Mekjian.

Thuhet se fqinjët lajmëruan policinë pasi u shqetësuan për gjendjen e Mekka i cili nuk është parë për disa ditë. Vëllai i tij tha se nuk kishte asnjë tregues së vdekja e vëllait të tij ishte e dyshimtë, sipas NBC News.