Clooney refuzoi 35 milionë $ për t’u shfaqur në reklamat e një linje ajrore
Sharr Travel

Clooney refuzoi 35 milionë $ për t’u shfaqur në reklamat e një linje ajrore

George Clooney ka pranuar se dikur kishte refuzuar 35 milionë dollarë për një ditë pune, që kishte të bënte me një reklamë të linjës ajrore.

Aktori, 60 vjeç, i cili thuhet se ka një pasuri prej 500 milionë dollarësh, zbuloi se gruaja e tij Amal, 43 vjeçe, e kishte penguar atë të merrte pagën mbresëlënëse sepse lidhej me një vend ‘të diskutueshëm’ – por ai nuk specifikon se cilin.

Ajo është një avokate e të drejtave të njeriut, nga Beirut ka studiuar në Universitetin e Oksfordit dhe është e specializuar në të drejtën ndërkombëtare – të cilën asaj i lejohet ta praktikojë si në SHBA ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan DailyMail.

Foto: REX

“Epo, po. Më ofruan 35 milionë dollarë për një ditë pune për një reklamë ajrore, por fola me Amal për këtë dhe vendosëm që nuk ia vlen. Ishte lidhur me një vend që, megjithëse është aleat, ndonjëherë është i diskutueshëm”, tha në një intervistë të fundit me The Guardian, ylli i “Ocean’s Eleven”.

Foto: WireImage

Duke e dëshmuar se ishte një bashkëshort shumë krenar, George mburrej se dy klientët e fundit të Amal-it fituan secili çmimin Nobel për paqe dhe ajo ka nxjerrë nga burgu një numër të madh gazetarësh.

Ndërsa, ylli i filmave kohët e fundit foli kundër veprimeve të Alec Baldwin pas vrasjes aksidentale të drejtoreshës së fotografisë, Halyna Hutchins, 42 vjeç, në xhirimet e filmit “Rust” më 21 tetor në New Mexico.

Alec, që po ashtu luajti në “Rust”, u përgjigj gjithashtu ndaj komenteve të George Clooney, pasi shoku i tij aktor e kritikoi atë për mos kontrollimin e armës.

Foto: ABC News

“Kishte shumë njerëz që e ndien të nevojshme të kontribuojnë me disa komente për situatën, gjë që me të vërtetë nuk e ndihmoi aspak situatën”, u tha ai gazetarit të ABC, George Stephanopoulos gjatë një interviste.

“Nëse protokolli juaj është që kontrolloni armën çdo herë, mirë, mirë për ju”, është shprehur aktori 63-vjeçar.