KB Rahoveci transferon një tjetër basketbollist të huaj
BKT
Sport

KB Rahoveci transferon një tjetër basketbollist të huaj

KB Rahoveci ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me një tjetër basketbollist të huaj.

Amerikani i radhës që i bashkohet skuadrës së Rahovecit është Ameer Jackson që luan në pozitën 1/2 dhe është i gjatë 193 cm.

Ameer Jackson ka një eksperiencë të hatashme ku dhe është paraqitur me suksese në elitat e basketbollit të vendeve të ndryshme të botës si Irak, Katar, Rumani, Tunisi dhe së fundmi është paraqitur në elitën e basketbollit të Republikës Domenikane, thuhet në faqen zyrtare të klubit të Rahovecit.

Në edicionin e fundit i paraqitur në elitën e Republikës Domenikane ai ka luajtur me një mesatare të 7 pikëve, 2.4 asistime e 1.4 kërcime për ndeshje.

Rahoveci ndodhet në pozitën e parafundit në tabelë me vetëm tre fitore të arritura në 12 ndeshje këtë edicion.