`Artpolis` me art e protestë për ditët e aktivizimit kundër dhunës
BKT
Lajme

`Artpolis` me art e protestë për ditët e aktivizimit kundër dhunës

Mysafire në "Mirëmëngjesi Kosovë" në RTK është Nertila Qarri Gerguri, menaxhere e projekteve në Artpolis, e cila foli për aktivitetet dhe projektet e "Artpolis", që përfshin veçmas në kuadër të sensibilizimit të shoqërisë sonë kundër dhunës në baza gjinore.

“Ne si asociacion kemi aktivitete gjatë gjithë vitit, megjithatë jemi të angazhuar veçmas gjatë këtyre ditëve që u janë përkushtuar kundër dhunës në baza gjinore, meqë tanimë është bërë, të thuash, tradicionale si ditë ku theksohet fuqishëm thirrja kundër dhunës në baza gjinore, duke protestuar përmes performancës artistike”, theksoi Nertila Qarri Gerguri.

Tutje ajo përmendi gjendjen e rëndë në terren të grave e vajzave si viktima ndaj dhunës së ushtruar ndaj tyre, që, mjerisht, në disa raste përfundojnë me fatalitet.

“Si fokus kryesor kemi Qeverinë ku do t’i drejtohemi për zbatim të ligjeve ndaj këtyre rasteve, ndonëse ka përmirësim në aspektin ligjor, por nuk është e mjaftueshme, që kryesit tjerë potencialë të dinë se do t’i presë forca e ligjit”, shtoi ajo.

Më tej ajo sqaroi se dhuna në baza gjinore nënkupton jo vetëm dhuna ndaj grave e vajzave, por edhe ndaj burrave e djemve.

“Artpolis angazhohet në trajtimin e këtij problemi edhe në fushën e artit, që në shumë raste konsiderohen temë tabu”, potencoi Nertila Qarri Gerguri./RTKLive


MË SHUME NGA Lajme