Një vit pa legjendën e Prishtinës, Shefqet Sinani
BKT
Sport

Një vit pa legjendën e Prishtinës, Shefqet Sinani

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka kujtuar sot në njëvjetorin e ikjes në amshim të ish-futbollistit të Prishtinës, Shefqet Sinani.

Ademi e ka kujtuar Sinanin si një njeri që i solli shumë futbollit vendor dhe ndikojë pozitivisht tek shumë të rinj që ta dashurojnë futbollin.

“Një vit pa mikun tim fjalëpakë e punë shumë, futbollistin e gjeneratës së artë të Prishtinës, Shefqet Sinani.

Fjalët janë të pakta për ta përshkruar karrierën madhështore, bujarinë dhe pozitivitetin e tij si personalitet.

Gjithmonë i freskët kujtimi për Ty Legjendë!””, ka shkruar Agim Ademi.