West Ham mposht Chelsean në një sfidë drithëruese
BKT
Sport

West Ham mposht Chelsean në një sfidë drithëruese

Skuadra e West Hamit ka arritur një fitore të madhe. West Ham United ka arritur të mposht Chelsean me rezultat 3-2.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në min e 28′ me golin e Thiago Silvas. Vendasit arritën të barazojnë në min e 40′ përmes Manuel Lanzinit që shënoi nga penalltia. Ndërkohë krejt në fund të pjesës së parë në min e 44′ Mason Mount realizoi për 1-2.

Në pjesën e dytë ndodhi befasia ku vendasit shënuan dy herë për të arritur përmbysjen e rezultatin. Jarred Bowen fillimisht shënoi në min e 56′ për të barazuar shifrat në 2-2. Ndërsa rezultatin përfundimtarë 3-2 e vulosi Arthur Masuaku në min e 87′ për 3-2.

Chelsea tani ka 33 pikë në pozitën e parë, ndërsa West Hami ka 27 pikë në pozitën e katërt.