Një i vdekur dhe 357 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Sharr Travel

Një i vdekur dhe 357 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë bilancin e 24 orëve në lidhje me situatën epidemiologjike.

Pas kryerjes së 2623 testime kanë rezultuar pozitivë me Covid 357 qytetarë, shumica prej tyre në kryeqytet, 152 infektime, duke vazhduar me Fierin, Durrësin e me radhë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa në të gjithë vendin janë 6438 pacientë aktivë me COVID.

Janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191,855 që nga fillimi i epidemisë.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare