Rita Ora tregon format e përkryera të trupit në shëtitje në Sydney
Sharr Travel

Rita Ora tregon format e përkryera të trupit në shëtitje në Sydney

Rita Ora së fundmi është kthyer në Australi me të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi.

Dhe pas një qëndrimi në karantinë për disa ditë, këngëtarja kosovaro-britanike u pa duke shijuar pak ajër të pastër në periferi të plazhit Clovelly të shtunën.

Anëtarja e jurisë së spektaklit “The Voice Australia”, 31 vjeçe, tregoi fizikun e saj në formë të përkyer, e veshur me një veshje sportive ngjyrë gri, shkruan DailyMail.

Për aksesorë, ajo shtoi një çantë dore shumëngjyrëshe të markës “Louis Vuitton” në pamjen e saj, teksa kishte veshur çorape dhe atlete.

Krahët e tonifikuar të 31-vjeçares ishin të ekspozuara, si dhe barku i saj, të cilët vështronin në veshjen e saj unike sportive-luksoze.