Vdes ish ushtari i UÇK-së
Sharr Travel

Vdes ish ushtari i UÇK-së

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Halmi Aliu, nga Tërballuqi i Vushtrrisë.

I ndjeri ka punuar edhe si zyrtar policor në Policinë e Kosovës.

Kurse, lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë asamblisti i VV-së në këtë komunë, Nasuf Aliu. 

“Ish ushtar i UÇK-s, një shërbyes shembull në Policinë e Kosovës, një atdhedashës i vërtetë, një njeri me tipare burrnore, njeri i formuar dhe dashur për familjen, kusherinjët dhe për secilin që e njohu”, ka shkruar Aliu.

I ndjeri është varrosur sot në varrezat e fshatit Tërllabuq.

“Ju njoftojmë se sot më 04.12.2021 më i dashuri, babai ynë Halim Xh. Aliu ndërroi jetë. Varrimi do të bëhet më 05.12.2021 me namaz te drekës (12:00) në varrezat e fshatit Tërllabuq, Vushtrri ”, kanë njoftuar familjarët.