Berisha starton për Reims në sfidën ndaj Angers
Sharr Travel

Berisha starton për Reims në sfidën ndaj Angers

Skuadra e Valon Berishës, Reims, do të luajë përballë Angers në kuadër të xhiros së 17-të në Ligue 1.

Reims ka njoftuar për 11-shen startuese në këtë ballafaqim dhe Valon Berisha është startues nga minuta e parë për këtë sfidë.

Berisha është paraqitur në 10 ndeshje këtë edicion me Reims, dhe ka shënuar një gol.

Ndërkohë skuadra e Reims ndodhet në pozitën e 14-të me 19 pikë të mbledhura pas 16 xhirove paraprake. /Lajmi.net/