Peleshi për emërimin e Stuart Peach: Mik i shqiptarëve
Sharr Travel

Peleshi për emërimin e Stuart Peach: Mik i shqiptarëve

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka përshëndetur emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi shkruan se Sir Stuart Peach është mik i shqiptarëve dhe i vlerave të lirisë e demokracisë.

“Sir Stuart Peach emërohet i Dërguari Special i Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, mik i shqiptarëve dhe i vlerave të lirisë e demokracisë. Urime!”, shkruan Pekeshi./vp